Një sherr mes fqinjëve ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Shyqyri Ishmi”, në Tiranë, ku kanë mbetur të plagosur dy persona.

Sipas informacioneve të para nga policia, mësohet se Kristjan Thaçi, 34 vjeç, gjatë sherrit me dy fqinjët e tij, babë e bir, i ka goditur këta të fundit me thikë dhe sende të forta.

Bëhet me dije se shtetasi me iniciale A.N dhe M.N (babë e bir), ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia ka nisur kontrollet për kapjen e 34-vjeçarit.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur në hyrje të pallatit ku ata të tre banojnë.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 01.01.2025, rreth orës 16:15, në rrugën “Shyqyri Ishmi”, gjatë një konflikti për motive të dobëta,në hyrje të pallatit ku banojnë, shtetasi K.Th, 34 vjeç, ka dëmtuar me një mjet prerës komshiun e tij, shtetasin M.N, dhe me sende të forta shtetasin A.N.

Shtetasit A.N dhe M.N(babë e bir), ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet me qëllimin kapjen e autorit.