Një sherr mes dy personave përfundoi në plagosjen me thikë të një të riu pasditen e kësaj të premteje në Tiranë. Ngjarja ndodhi në Rrugën e Kavajës, për shkaqe ende të paqarta.

I plagosur ka mbetur Kristian Prifti, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Sa i përket autorit të dyshuar, ai është Florian Garo. Policia vijon punën për kapjen e tij, ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj plagosjeje.

“Më datë 06.01.2023, në Rrugën e Kavajës, gjatë një konflikti, shtetasi F. G., dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin K. P., 25 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe po merr ndihmën mjekësore në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe kapjen e autorit të dyshuar”, tha policia e Tiranës në një njoftim paraprak për mediat.