Një 22-vjeçar ka humbur jetën pas një sherri me thikë pas mesnate.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00, kur pranë stadiumit “Dinamo”, pas një sherri me dy grupesh të rinjsh, ka mbetur i plagosur 22- vjeçari N.M.
I riu është transportuar drejt Spitalit të Traumës, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.
Në lidhje me ngjarjen janë shoqëruar disa persona, ndërkohë blutë e kryeqytetit po punojnë për të zbardhur rrethanat e sherrit, që përfundoi deri në vrasje. Dyshohet se sherri ka nisur pas një konflikti të çastit.
Policia është duke punuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.





