Një person ka mbetur i plagosur me thikë pas një konflikti për motive të dobëta pasditen e sotme në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:45 në rrugën “Konferenca e Pezës” ku dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasi me iniciale G.V. ka goditur me thikë shtetasin G.B.

Kyi  fundit është dërguar në spital ku aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 07.09.2021, rreth orës 15:45, në rrugën “Konferenca e Pezës”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi G. V., ka goditur me mjet prerës(thikë) shtetasin G. B., i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën  kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Është bërë shpallja në kërkim e shtetasit G. V dhe po punohet për kapjen e tij. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.