Një plagosje me thika është shënuar ditën e sotme në Tiranë, ku në sherr janë përfshirë katër persona.
Si pasojë e një konflikti banal mes tyre, dy të rinj kanë mbetur të plagosur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:20 në rrugën “Murat Toptani”, ku 4 të rinjtë janë konfliktuar fillimisht në mënyrë verbale dhe më pas kanë nxjerrë thikat.
Për pasojë mbetën të plagosur 24-vjeçari me iniciale A.S., dhe bashkëmoshatari i tij E. E., të cilët ndodhen në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.
Nga hetimet paraprake bëhet e ditur se motivi i sherrit ka qenë një femër, për të cilën janë konfliktuar dy prej tyre, ndërsa dy të tjerët kanë qenë miq.
Konflikti mes të rinjve ka nisur fillimisht në “Facebook” për arsye xhelozie dhe më pas të rinjtë kanë lënë një takim për t’u sqaruar, por që në gjaknxehtësi e sipër kanë nxjerrë armët e ftohta dhe janë përleshur.
Vajza, që u bë “molla e sherrit” dyshohet se kishte lidhje me të dy të rinjtë që janë përleshur me thika, por nuk dihet identiteti i saj.





