12 shtator 2013-Një sherr për pronën ka degjeneruar në përdorimin e thikave në Kukës, duke sjellë edhe një person të plagosur. Sherri për pronën brenda familjes ka përfunduar me plagosjen e një 35-vjeçari në fshatin Shëmri të Kukësit. Bilbil Fetahu është qëlluar me thikë nga kunata e tij me iniciale R.S., 40-vjeçe.Kjo e fundit ishte duke punuar në arë së bashku me bashkëshortin dhe vëllain e këtij të fundit. Raportohet se 35-vjeçari është transportuar në spitalin rajonal të Kukësit në gjendje të rëndë. Bluzat e bardha thonë se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Policia ka vënë në pranga 40-vjeçaren dhe ka shoqëruar bashkëshortin e kësaj të fundit.
/sot news/





