Një 23-vjeçar është plagosur me thikë në qafë.

Sipas raportimeve të para, mësohet se ngjarja ka ndodhur në bulevardin "Gjergj Fishta" në Tiranë.

I riu që është plagosur me thikë është dërguar me urgjencë në spital ku thuhet se është jashtë rrezikut për jetën.