Një 43-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit, pasi plagosi një person me thikë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Beqir Dardha”, pas një konflikti mes dy personave.
“Pas marrjes së njoftimit menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe falë ndërhyrjes së shpejtë është arritur të kapet autori në flagrancë shtetasi S.B., 43 vjeç, banues në Elbasan, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet të mprehtë ( thikë) shtetasin A.M., 57 vjeç”, sqaron policia.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një thikë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.





