Një 50-vjeçar ka mbetur i plagosur në qytetin e Vlorës, pas një konflikti fizik.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Pularia” në fshatin Kotë. Si pasojë, ka mbetur i plagosur me mjet prerës shtetasi D.M. Ai është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal Vlorë për të marrë ndihmën mjekësore.
 
Policia ka bërë të mundur shoqërimin e dy shtetasve si autorë të dyshuar pranë ambienteve të DVP-së Vlorë, ndërsa njofton se po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.