Një person është plagosur si pasojë e një sherri me thika në qytetin e Elbasanit, ditën e sotme.

“Në Lagjen “Partizani”, shtetasi E.Gj 38 vjeç  banues në Elbasan gjatë një konflikti për motive të dobëta është konfliktuar me mjete të mprehta thikë me shtetasin R.P, 39 vjeç, banues në Elbasan”, shkruhet në njoftimin e policisë.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi R.P, 39 vjeç i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në Tiranë

Shërbimet e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë kryer veprimet e para hetimore. Policia po punon për kapjen e shtetasit E.Gj, 38 vjeç banues në Elbasan.

Vijon puna për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.