Një konflikt i dhunshëm ka ndodhur në qytetin e Shkodrës këtë të premte.

Ngjarja ka ndodhur pranë poliklinikës së qytetit.

Burime bëjnë me dije se sherri ka agravuar deri në përdorimin e thikave.

Për rrjedhojë kanë mbetur të plagosur 3 persona.

Ata janë transportuar në spital. Njëri prej tyre ndodhet në gjendje më të rëndë dhe është futur në sallën e operacioni.

Nuk dihen ende shkaqet e sherrit.