BERAT – Siç ndodh rëndom, një sherr me fjalë për motive banale çon në nxjerrjen e thikave dhe përfundon me vdekje.

Këtë mbrëmje kjo ka ndodhur në Berat në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, ku 21-vjeçari, Elidon Zotkaj, ka humbur jetën, pasi u qëllua me thikë nga një bashkëmoshatar i tij, Erjon Myftiu, i cili është arrestuar më pas nga policia.

Edhe pse është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Beratit, ai nuk i ka mbijetuar plagëve, që kishte marrë në organe jetësore.