Policia e Dibrës ka dhënë detaje lidhur me një plagosje të ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Peshkopisë.

Në spitalin e qytetit është paraqitur një shtetas në gjendje të rëndë, i dëmtuar në kokë.

Sipas policisë, për motive të dobëta është konfliktuar shtetasi A.T, rreth 42 vjeç, banues në Peshkopi, me shtetasin H.T, rreth 43 vjeç.

“Shtetasi A.T ka shkuar në afërsi të pallatit ku banon shtetasi H.T, dhe për motive të dobëta dyshohet se ka goditur me thikë në pjesën e shpatullës shtetasin H.T. Shtetasi H.T për t’u mbrojtur e ka goditur shtetasin A.T, me një dru në pjesën e kokës, duke e dëmtuar rëndë” thotë policia.

Shtetasi A.T. është dërguar në fillim në spitalin e qytetit dhe më pas në Tiranë, për mjekim më të specializuar, ndërsa shtetasi H.T. është shoqëruar në polici.

Njoftimi i Policisë

Rreth orës 20.00 jemi njoftuar nga urgjenca e spitalit të Peshkopisë, se ka ardhur për të marrë ndihmë mjekësore një shtetas, i dëmtuar në kokë në gjendje të rëndë.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë,  ku ka rezultuar se:

Në një rrugicë të qytetit të Peshkopisë, për motive të dobëta është konfliktuar shtetasi A.T, rreth 42 vjeç, banues në Peshkopi, me shtetasin H.T, rreth 43 vjeç, ku nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor, dhe nga informacionet e marra në rrugë operative, dyshohet se:

Shtetasi A.T ka shkuar në afërsi të pallatit ku banon shtetasi H.T, dhe për motive të dobëta dyshohet se ka goditur me thikë në pjesën e shpatullës shtetasin H.T.

Shtetasi H.T për t’u mbrojtur e ka goditur shtetasin A.T, me një dru në pjesën e kokës, duke e dëmtuar rëndë.

Po nga veprimet e para hetimore rezulton se shtetasi H.T e ka çuar vetë në spital, shtetasin A.T.

Pas ndihmës së parë të marrë në spitalin e Peshkopisë, shtetasi A.T, është transportuar me ambulancë drejt Tiranës, për ndihmë më të specializuar.

Grupi hetimor në vendngjarje ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një thikë që dyshohet se e ka përdorur shtetasi A.T.

Shtetasi H.T ndodhet në ambjentet e Komisariatit të Policisë Dibër ku po merret në pyetje në lidhje me ngjarjen e ndodhur.

Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.