Dy vëllezër janë konfliktuar me njëri-tjetrin mesditën e sotme në Tiranë, ku për pasojë njëri ka mbetur i plagosur me thikë.

Mësohet se i mituri i lënduar është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

“Rreth orës 13:30, në rrugën “Hysen Xhura”, janë konfliktuar për motive të dobëta 2 vellëzër me njëri-tjetrin. Si pasojë e konfliktit një shtetas i mitur 12 vjeç, ka dëmtuar me mjet prerës vëllain e tij me iniciale S. O., 17 vjeç, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.”, njofton policia.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve.