26-vjeçari U.Z. është arrestuar, ndërsa 18-vjeçari L.H., është proceduar në gjendje të lirë, pasi akuzohen se kanë plagosur një 23-vjeçar.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Kolanec të Maliqit, ku dy shtetasit e mësipërm, janë konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin M.K, 23 vjeç, banues në Klocë.

Gjatë konfliktit shtetasi U.Z, dyshohet se ka plagosur me send të fortë 23 vjeçarin, i cili ndodhet në Spital nën kujdesin intensiv të mjekëve, ndërsa shtetasi L.H, e ka kanosur.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale "Plagosja e rëndë me dashje" dhe "Kanosja".