Një sherr me thika ndodhi ditën e djeshme në Tiranë.
Dy adoleshentë janë plagosur me mjete prerëse nga bashkëmoshatarët e tyre, pas një sherri të ndodhur në ambientet e shkollës.
Ngjarja ka ndodhur në një shkollë në rrugën “Zenel Boçi”, ndërsa të plagosurit janë R.B dhe J.S, të dy 17 vjeç. Pas mjekimit në spital të plagosurit janë larguar për në banesë.
Autorët e dyshuar janë E.H, G.K dhe V.GJ, vjeç 16, 17 dhe 18, banues në Tiranë, ndaj tyre u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.





