Dy adoleshentë nga Durrësi, njëri 17 vjeç dhe tjetri 18, janë përfshirë në një sherr ditën e martë, ku nuk ka munguar përdorimi i sendeve të forta.
Policia e Durrësit njofton se ka “referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin K.M, vjeç 17, pasi dyshohet se, në lagjen nr. 13, ka goditur me sende të forta shtetasin K.N vjeç 18".
17-vjeçari akuzohet për veprën penale “Lëndime të tjera me dashje”.





