Sherr mes dy adoleshenteve në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e shkollës së mesme, ku një 18-vjeçare ka hedhur nga shkallët vajzën 19-vjeçare me inicialet R.B.

Kjo e fundit ndodhet në spital, ndërsa autorja është shoqëruar nga forcat e policisë në ambientet e komisariatit.

Ajo akuzohet për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, në ngarkim të shtetases E. M., 18 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi në ambientet e brendshme të shkollës, ka hedhur nga shkallët shtetasen R. B., 19 vjeçe.“,- njofton policia.