Pas një shkrimi të publikuar nga portali “Syri.net”, sipas të cilit thuhej që mes këngëtarëve më të njohur të momentit, Aurela Gaçes dhe vëllezërve Endri dhe Stefi kishte plasur keq sherri, ka reaguar këngëtarja. Në një status në Facebook, Aurela e ka përgënjeshtuar plotësisht këtë lajm, duke i falënderuar me ironi “mendjet pjellore” siç shkruan ajo, për publicitetin që i bënë tre miqve të vjetër, e njëkohësisht ortakëve të një lokali në Tiranë.
“Por në orët e vona të mbrëmjes së sotme, burime të besueshme për “SYRI.net” kanë bërë të ditur, se mes tyre ka pasur një konflikt, i cili ka vënë në pikëpyetje të ardhmen e biznesit të tyre të përbashkët. Për momentin nuk dihen ende arsyet e kësaj përplasjeje mes miqve ortakë, por sikurse bëhet e ditur, konflikti ka rezultuar i pazgjidhshëm dhe ka çuar në ndarjen përfundimtare të tyre”, shkruante “Syri.net” një ditë më parë.