Dhunë në një çift të rinjsh nga Durrësi. 20-vjeçarja me iniciale M.B. ka paditur në polici 26-vjeçarin me të cilin bashkëjeton pasi e akuzon për dhunë.

Pas plotësimit të kërkesë padisë për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për të renë, policia ka referuar materialet ndaj 26-vjeçarit me iniciale E.K. duke iu referuar ligjit “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Ai akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj të dashurës.