Seanca e sotme plenare u shoqërua me zhurmë dhe kaos. Deputetët e Partisë Demokratike bllokuan foltoren duke kërkuar me forcë paraqitjen e kryeministrit Edi Rama në Kuvend, për të sqaruar përfshirjen e tij në skandalin me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së.

Duke qënë kaos, shumë fjalë nuk u dëgjuan.

Mirëpo, mediat raportojnë se mes deputetëve të PD-së ka pasur një konflikt.

Deputeti Tritan Shehu ka quajtur ‘fundërrinë’ deputetin Enkelejd Alibeajn.

‘Je një fundërrinë, ti je Edi Rama sot..’- mësohet ti jetë drejtuar Shehu, Alibeajt.