Sherr mes dy adoleshentë bashkëmoshatarëve në Durrës, nis procedimi për njërin prej tyre.

Sipas policisë, mësohet se në sherr janë përfshirë dy 17-vjeçarë, njëri prej të cilëve ka plagosur tjetrin duke e goditur me shkelma e grushte.

“Më datë 11.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin B.D, vjeç 17, pasi dyshohet se, pas një konflikti, ka plagosur lehtë me grusht e  shkelma shtetasin E.I, vjeç 17. Neni 89 i Kodit Penal”, bën të ditur policia.