Dy adoleshentë, nxënës të një shkolle 9-vjeçare në Durrës, janë konfliktuar mesditën e sotme, në lagjen nr.17.

Burime për DurrësLajm bëjnë të ditur se ngjarja e rëndë është konsumuar jashtë ambienteve të shkollës.

Mësohet se një nga nxënësit është plagosur me armë të ftohtë dhe ka marrë dëmtime pranë shtyllës kurrizore.

Ai është dërguar me urgjencë pranë spitalit të Traumës në Tiranë.

Ndërkohë, autori i plagosjes është ndaluar nga policia. Mësohet se dy adoleshentët frekuentojnë të njëjtën shkollë në Durrës.

K.H.