Itali, 29 gusht 2014 – Që këto dy yje të televizionit italian nuk shihen me sy të mirë me njëra tjetren kjo dihej prej kohësh, por tani ato kanë edhe një arsye më shumë për të qenë armike.
Sipas revistës, Novella 2000, rifillimi i sezonit të ri televiziv ka bërë që te ndizen gjakrat edhe në gjirin e prezantueseve të njohura.
“Iene”, një nga emisionet me satirike dhe të njohur në Itali që prej shtate vitesh ka si logo të saj fytyrën e Ilaria Blasi-t, por mesa duket në kërkim të vendit të saj, këtë vit, më shumë se kurrë me parë është vërsulur show girl-i argjentinase, Belen Rodriguez.
Ndoshta edhe largimi nga skena e këtij shoë të prezantuesit tjetër Teo Mammucari ka rritur agresivitetin e argjentinases dhe mbështetësve të saj, ndonjëri edhe VIP ne mjediset e Mediaset.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





