Një konflikt çasti mes dy fqinjëve bashkëmoshatarë në Durrës, ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre.

Shtetasi F. J., 37 vjeç, banues në Durrës, gjatë një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin M. H., 37 vjeç (fqinji i tij), e ka goditur këtë të fundit, me mjet prerës (thikë).

Policia njofton se i plagosur M. H. ndodhet aktualisht në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërsa autorit F.J. iu vunë prangat nga Specialistët për Hetimin e Krimeve.