Një sherr banal ka ndodhur mbrëmjen e djeshme mes një grupi shqiptarësh në ishullin e Mykonos në Greqi me pasojë vdekjen e njërit prej tyre.

Sipas mediave helene, shqiptari është vrarë me thikë prej një bashkatdhetari të tij, gjatë një sherri që dy grupe shqiptarësh patën për prishjen e pazareve të drogës në ishullin grek.

Viktimë ka mbetur një 27-vjeçar, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje pas vdekjes së tij.

Deri më tani, janë shoqëruar në policinë greke katër persona, që dyshohet se i përkasin grupit të autorit të krimit dhe një person nga grupi i viktimës.