Rastet e dhunës në familjet shqiptare nuk janë të pakta.

Një rast i ngjashëm është shënuar mes dy kunatash në qytetin e Lezhës gjatë ditës së djeshme.

Mësohet se 41-vjeçarja M.B., ka goditur me sende të forta kunatën, shtetasen V.P, vjeç 35, duke i shkaktuar kështu kësaj të fundit, dëmtime të lehta.

Nuk bëhet me dije shkaku i konfliktit mes dy kunatave që ka agravuar në përdorimin e sendeve të forta.

Për 41-vjeçaren u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë, sipas nenit 90 të Kodit Penal.