Një plagosje me thikë ka ndodhur këtë pasdite në kryeqytet, në zonën e Kodrës së Priftit. Sipas policisë ka qenë një sherr mes dy kunetërve, ku njëri prej ka qëlluar me thikë tjetrin.

Autori është 57-vjeçari me iniciale S.T., ndërkohë që i plagosur ka mbetur shtetasi me iniciale S.H., gjithashtu 57 vjeç. Mësohet se të dy burrat kanë qenë duke pirë alkool së bashku, në kohën që ka nisur sherri.

I plagosuri është dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 03.12.2023, rreth orës 15:35, në SUT është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi S. H., 57 vjeç, banues në lagjen “Kodra e Priftit”, i cili në banesë, gjatë një konflikti me kunatin e tij, shtetasin S. T., 57 vjeç, është dëmtuar në dorë, me mjet prerës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit.