Një sherr mes dy nxënësve ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre këtë mesditë në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës “Marigo Posio”, ku nxënësit e konfliktuar i përkasin shkollave të ndryshme.

Mësohet se njëri prej të rinjve është goditur me thikë dhe është dërguar menjëherë në spital. Nga informacionet e para, nxënësi i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Informacion paraprak:

Më datë 23.11.2017, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se, në lagjen ''1 Maji'', është goditur me mjet prerës në bark, shtetasi V.Ç., 16 vjeç, prej shtetasit A.N., 14 vjeç. Shtetasi i dëmtuar është transportuar për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar edhe mjeti prerës (thikë), i përdorur prej autorit. Policia ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë shtetasin A.N., për zbardhjen e plotë të motiveve të kësaj ngjarjeje.