Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur ditën e djeshme tek Fakulteti i Ekonomikut, ku shefi i departamentit M.A është konfliktuar me pedagogen L.B. 

M.Axhami raportohet se ka dhunuar pedagogen L.B., për shkak të detyrës. 

Shkak i sherrit, ku 43-vjeçari ka goditur me grushte kolegen e tij, mësohet se janë bërë tezat e provimit.  

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin M. A., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi për shkak të detyrës, dyshohet se ka goditur me grusht vartësen e tij”,-njoftoi sot policia.