Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të enjte në Shkodër.
Një sherr i çastit ka lënë të plagosur një person. Mësohet se pas një debati verbal që ka pasur mes dy personave, njëri prej tyre ka nxjerrë armën dhe ka goditur me qytën e pistoletës tjetrin duke i shkaktuar disa plagë.
Bëhet fjalë për një të ri rreth moshës 30-vjeçare.
Menjëherë në vendin e ngjarjes ka shkuar policia e cila ka rrethuar zonën dhe është vënë në ndjekje të autorit. E gjithë skena është regjistruar në lagjen Parrucë, në qendër të qytetit. Siç duket nga foto bëhet fjalë për një zonë të populluar.
I lënduari është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Shkodrës.





