Një 27-vjeçar është plagosur me thikë në fshatin Krutje të Lushnjës. Policia bën me dije se se i riu i identifikuar si B.Zako është sulmuar me thikë gjatë një debati për motive të dobëta nga 50-vjeçari, Pëllumb Zako, i cili ka rënë në prangat e policisë.
Njoftimi i Policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Fier. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasit:
-P. Z., 41 vjeç, banues në fshatin Krutje, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar lehtë, me mjet prerës (thikë), një 27-vjeçar. Mjeti prerës u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;