Dy të rinj kanë konfliktuar me njëri tjetrin mëngjesin e kësaj të premteje në lagjen ’29 Nëntori’ në Vlorë.
Njëri prej tyre ka nxjerrë kaçavidën dhe e goditur tjetrin në dorë. Ky i fundit ka marrë plagë të lehtë ndërkohë që është vënë në ndjekje të autorit.
Edison Goga 35 vjeç është i plagosuri ndërkohë autori 40 vjeçari Besmir Brahimi është në ndjekje nga policia e Vlorës.
Sipas policisë së Vlorës dyshohet se shkaku i sherrit ka qenë për motive të dobëta.
I plagosuri ndodhet në polici për të bërë kallëzimin penal ndaj autorit, i cili është larguar menjëherë pas ngjarjes.





