Dy të rinj kanë përfunduar në spital mbrëmjen e së hënës pas një konflikti të çastit me njëri tjetrin në zonën e Fushë-Mëzezit, në Tiranë.

"Më datë 24.12.2018, rreth orës 20:30, në zonën e Fushë-Mëzezit si pasojë e një konflikti të çastit shtetasit E. M., 29 vjeç dhe Sh. S., 32 vjeç, kanë goditur njëri-tjetrin me sende të forta. Të dy këta shtetas ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve", sqaron policia.  

Po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale.