Një 27-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë në Itali, pasi është goditur 5 herë me thikë nga një bashkatdhetar, raportojnë sot mediat lokale.

Pas ngjarjes së ndodhur pasditen e djeshme, efektivët e policisë së Riccione-s arritën të arrestonin H.E., 26 vjeç, me precedentë të mëparshëm, nën akuzën e tentativës së vrasjes dhe mbajtje armësh pa leje.

Krimi ka ndodhur në një strukturë sociale për të pastrehët, ku 26-vjeçari ka goditur 5 herë me thikë kuzhine 30 cm të riun shqiptar,

Nga goditjet, 27-vjeçari ka marrë plagë në gjymtyrët e sipërme e të poshtme, si dhe në bark.

Ai është transportuar me urgjencë në spital. Gjendja e të plagosurit është e rëndë. Megjithatë raportohet se i riu do të arrijë t’u mbijetojë plagëve të marra.