Dy raste dhune janë regjistruar mes familjarëve në Kavajë, ku si rezultat tre persona përfunduan në pranga. Një djalë akuzohet se ka kanosur me thikë kushërirën 29-vjeçare, ndërsa babë e bir u arrestuan pasi u rrahën me njëri-tjetrin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasit;

*B. A., 34 vjeç, banues në fshatin Luz, Kavajë, pasi ka kanosur me mjet prerës (thikë) kushëriren e tij 29 vjeçe;

*I. Ç., 65 vjeç dhe B. Ç, 32 vjeç, babë e bir, të dy banues në Kavajë, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.