Sherr femrash tek Unaza e re ne kryeqytet, konkretisht në rrugën “Teodor Keko”.

Policia ben me dije se efektivet kane ndërhyrë për të ndarë shtetaset me inicialet XH.T dhe A.S, 21 e 22 vjeç, banuese në Tiranë.

Kjo pasi dyshohet se janë konfliktuar dhe kanë goditur njëra-tjetrën duke u kapur edhe për flokesh. Ngjarja sipas bluve ka ndodhur për motive të dobëta.

Policia ka referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ne baze te Nenit 90 te Kodit Penal, “Dëmtime të tjera me dashje”. Ky nen parashikon: “Rrahja, si dhe çdo vepër tjetër dhune, përbën kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë.

Po kjo vepër, kur ka shkaktuar paaftësi të përkohshme në punë deri në 9 ditë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj”.