Një sherr mes fqinjësh ka ndodhur në lagjen nr.1 të Durrësit, ku një vajzë 27 vjeçe ka rrahur me shkop fqinjin e saj të moshuar 78-vjeçar.

Policia e Durrësit njofton se u vu në pranga shtetasja E. M., teksa nisi procedimi në gjendje të lirë për nënën e 27-vjeçares, shtetasen E. M., 53 vjeçe, të dyja banuese në lagjen nr.1.

Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës vunë në pranga shtetasen E. M., 27 vjeçe, si dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për nënën e 27-vjeçares, shtetasen E. M., 53 vjeçe, të dyja banuese në lagjen nr.1, pasi për motive të dobëta, kanë goditur me send të fortë (shkop), fqinjin e tyre 78-vjeçar.