Një sherr mes fqinjëve ka çuar në plagosjen e një të riu ditën e sotme ku i plagosur ka mbetur 28-vjeçari me iniciale A.B.

Nga  hetimet paraprake të policisë ka rezultuar se shtetasi Zek Asllanaj, 55 vjeç, banues në Gjinaj, Has, pas një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me armë gjahu, shtetasin A.B., në pjesën e barkut.

Policia ka bërë të mundur identifikim dhe kapjen e autorit, si dhe është sekuestruar arma e gjahut e dyshuar që është përdorur në vendin e ngjarjes. I plagosuri ndodhet në spitalin e Kukësit jashtë rrezikut për jetën, ndërsa grupi hetimor po punon për dokumentin e plotë të ngjarjes.