Sezoni i ri i "Shiko kush Luan", me autorësi të moderatores Luana Vjollca erdhi me ndryshime të mëdha përsa i përket hyrjeve të reja. Florjan Binaj dhe Adi Pojana, do të jenë dy kapitenët e rinj të skuadrave, të cilat sezonin e kaluar drejtoheshin nga Edi Manushi dhe Gent Hazizi. Por një tjetër risi ishte edhe këngëtarja Marsela Çibukaj, e cila do të zëvendësoje Fifin.
Mirëpo një zëvendësim i tillë ka bërë që të përflitet për një sherr të mundshëm mes Luana Vjollcës dhe këngëtares Fifi. Nisur nga këto aludime, kjo e fundit ka reaguar përmes një postimi në Instagram, ku sqaron se arsyeja e vetme e largimit të saj është përfundimi i kontratës me televizionin.
"Domethënë ju pseudomedia dhe pseudogazetarë. Sa keq më vjen ndonjëherë që jetoj në një kohë më ju. Çfarë janë këto tituj aman se më futët në bela [telashe] me krejt botën duke qenë mirë e bukur. Ishalla ju shitet lajmi e bëni ndonjë lek. Por s’është mirë kështu. Kontrata ime e punës ne televizionin Top Channel ka qenë shtator 2017 deri qershor 2018. Ka mbaruar kontrata, unë kam vazhduar punët e mia ato punët e veta. Luana Vjollca ka marrë me të drejtë të Zotit këngëtare tjetër që është me kontratë vjeçare në Top Channel. Kjo s’do të thotë që kam ikur me sherr siç ke për të ikur ti për shembull që e ke bërë këtë lajm. Njerëz të painformuar."





