1 shtator 2014 – Në ndeshjen e Coopa Sudamericana mes Cobresal dhe General Diaz, dy mbrojtësit e skuadrës pritëse humbin toruan dhe nisin të zihen me njëri-tjetrin.
Gustavo Toranzo dhe Angel Vera akuzojnë njëri-tjetrin se i lanë shumë hapësira sulmuesit kundërshtar që fatmirësisht u ndal në pozicion jashtë loje.
Arbitri i ndeshjes u detyrua që të dyve t'iu tregojë kartonin e kuq që pas 37 minutash lojë. Ndeshja u mbyll në barazim 2-2.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





