Një shqiptar i burgosur në burgun toskan të Porto Azzurro-s në Itali, është sulmuar nga bashkëkombasit e tij.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme ku protagonistët kanë qenë të gjithë  shqiptarë.

Mediat italiane raportojnë se në një aksion të mirëmenduar, ata iu sulën shqiptarit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, duke e goditur me një mjet të mprehtë në qafë, dhe duke i shkaktuar kështu plagë të rënda.

Fatmirësisht ndërhyrja e menjëhershme e forcave të sigurisë në burg, bënë që situata të mos përshkallëzonte më tej.

Kjo nuk është hera e parë që në këtë burg protagonistët e sherreve janë shqiptarët.