Tiranë, 23 qershor 2014 – Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve kanë munguar deputetët e opozitës, por nuk kanë munguar debatet. Bashkimi Fino ka braktisur mbledhjen pasi kreu i komisionit, Famir Xhafaj nuk i dha fjalën gjatë diskutimeve për projektligjit “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”.
Sherri erdhi për shkak se Xhafaj i dha fjalën Armando Subashit, ndërsa e kishte kërkuar Fino.
Këtë situatë është munduar ta kalojë me shaka deputeti socialist, Blendi Klosi, i cili ka “akuzuar” ministren Gjermeni për sherrin.
Pjesë nga debatet:
Fino: Domethënë nuk ma jep fjalën?
Xhafaj: Një sekondë!
Fino: Ka ndonjë problem? Nëse ka ndonjë problem ma thuaj?
Xhafaj: Po një sekondë mor zotëri!
Fino: Po ça një sekondë. Unë jam relatori, ti ia jep fjalën Subashit! Jepja Subashit…
Klosi: Hë moj Eglantina ç’na bërë?
Gjermeni: Pse dhe për këtë unë e kam fajin???
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





