Policia e Durrësit ka arrestuar një 19-vjeçar, pasi ka plagosur me thikë bashkëmoshatarin e tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. B., 19 vjeç, banues në lagjen nr. 15 Durrës, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin S. B., 19 vjeç.”, thotë policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.





