Policia e Tiranës ka parandaluar një ngjarje të rëndë sot në kryeqytet, duke arrestuar tre persona të cilët ishin konfliktuar me njëri-tjetrin.
Sipas informacioneve paraprake nga blutë e Tiranës, në një lokal në rrugën “Islam Alla”, rreth orës 12:10 ka pasur një konflikt mes disa personave.
Ndërkohë, patrulla e përgjithshme ka shoqëruar 3 shtetasit:
E. L., 34 vjeç, banues në Tiranë
G. L., 26 vjeç, banues në Tiranë
S. M., 23 vjeç, banues në Tiranë.
Ky i fundit është dhe personi të cilit iu gjet edhe arma e zjarrit tip pistoletë e modelit "Bereta".
Po vijon puna për sqarimin e plotë të ngjarjes.





