Pas një konflikti për motive të dobëta, një 19-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë, në qytetin e Korçës

“Më datë 26.01.2022, rreth orës 15:30, jemi njoftuar se në Spitalin Rajonal Korçë, ka shkuar shtetasi E. T., rreth 19 vjeç, banues në Korçë, i cili dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në lagjen nr. 16, Korçë, me shtetasin A. E., është dëmtuar me mjet prerës në këmbë dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.”, thotë policia.

Po punohet për kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.