Një djalë i ri ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e një sherri. Policia e Korçës bën me dije se ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e qytetit, ku është dërguar me urgjencë.

“Rreth orës 16.00, në qytetin e Bilishtit shtetasi Gevi Osmanllari, 21 vjeç, banues në Bilisht, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet të fortë (kaçavidë) shtetasin B.L, 23 vjeç, banues në fshatin Kuç i Zi, i cili është transportuar në Spitalin e Korçës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore”, njofton policia.

Gjatë konfliktit, ka marrë dëmtime fizike edhe autori i dyshuar i ngjarjes, i cili pas ndihmës mjekësore ndodhet në Komisariatin e Policisë Devoll, ku po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale. Ende nuk është zbardhur motivi i ngjarjes së rëndë.