Një konflikt fizik mes katër të rinjve ka përfunduar me dy persona të plagosur dhe dy të arrestuar në zonën e Plazhit në Durrës.

Policia ka vënë në pranga dy vëllezër, njëri prej tyre i mitur, pasi janë përfshirë në përplasje me dy shtetas të tjerë. Si pasojë e dhunës, janë dëmtuar fizikisht njëri prej autorëve dhe njëri prej kundërshtarëve, të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasit Xh. K., 18 vjeç dhe një 17-vjeçar (vëllezër), banues në Durrës, pasi janë konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta, me shtetasit B. Sh., 27 vjeç dhe G. Sh., 20 vjeç, të dy banues në Durrës. Si pasojë janë dëmtuar shtetasit Xh. K. dhe G. Sh, të cilët janë në kujdesin e mjekëve.