Një sherr mes të rinjve në kryeqytet ka përfunduar me dy të plagosur.

Policia njofton se gjatë mbrëmjes së djeshme dy të rinj të moshës 27 dhe 20 vjeç janë paraqitur në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, pasi pretendojnë se janë plagosur me sende të forta nga shtetasi me inicialet G. L.

Njoftimi i policisë:

Më datë 24.06.2023, rreth orës 21:45, janë paraqitur në spital për ndihmë mjekësore shtetasit B. P., 27 vjeç, dhe Sh. P., 20 vjeç, të cilët gjatë një konlikti, janë goditur dyshohet me sende të forta nga shtetasi G. L.

Grupi hetimor po punon për shoqërimin e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.