ELBASAN, 31 maj 2013– Dy persona kanë mbetur të plagosur pasditen e djeshme në qendër të Elbasanit pas një përleshjeje mes disa të rinjve, por policia tha se dështoi në kapjen e menjëhershme të të dyshuarve.

Ngjarja ndodhi tek vendi i quajtur "Xhepa", në bulevardin “Rinia” në Elbasan. Shtetasit me iniciale E.I dhe F.B, përkatësisht te moshave 30-35 vjeç banues ne Elbasan, kanë mbetur të plagosur, njëri me armë zjarri tip pistoletë dhe tjetri i goditur me sende te forta ne pjese te ndryshme te trupit.

Dy te dëmtuarit u dërguan ne Spitalin Kirurgjik Elbasan, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Policia e Elbasan, ngriti grupe kontrolli, postblloqe, me qellim kapjen e personave përgjegjës për këtë ngjarje.

Po kështu, nga ana e këtyre strukturave, është bërë shoqërimi i disa shtetasve pranë ambienteve te Komisariatit Policisë Elbasan.

Policia po punon intensivisht për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e personave përgjegjës për këtë ngjarje.